Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në fshatin Zëmblak në Korçë gjatë një operacioni antidrogë, ku është sekuestruar një sasi kanabisi dhe kokaine.
Në pranga është vendosur 36-vjeçari Andi Cenolli, pasi në lokalin e tij u gjet kokaina, e cila më pas do të shitej.
Dy të tjerët, 44-vjeçari Alfred Hoxhalli dhe 34-vjeçari Pandeli Gjylapi, janë arrestuar si bashkëpunëtorë. Kanabisi u gjet në automjetin e Hoxhallit. Dyshohet se Gjylapi ishte porositësi, Hoxhalli transportuesi ndërsa Cenolli shitësi i lëndës narkotike.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR”, bën me dije policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



