Gazeta Si – Xhulio Golgota inspektori i Autoritetit Portual Durrës u arrestua këtë të enjte, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit për zbatimin e masave të sigurisë sa u takon mbetjeve toksike të kompanisë “Kurum”.
Sipas njoftimit të policisë, së bashku me 33 persona të tjerë të dyshuar, ai akuzohet për shpërdorim detyre.
Golgota ka qenë inspektor i mjedisit në port gjatë periudhave kur është eksportuar sasia e mbetjeve të rrezikshme të “Kurumit”.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan Xhulio Golgota, 37 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 03.02.2026, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



