Ekonomi

Sigurimet rritën inflacionin në fillim të 2026-s

Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni arriti në 2.3% në janar 2026, duke shënuar një rritje prej 0.4 pikë përqindje krahasuar me dhjetorin 2025.

Sipas INSTAT, kontributin më të madh në rritjen e çmimeve e kanë dhënë aktivitetet e kulturës dhe argëtimit, të lidhura kryesisht me periudhën e festave të fundvitit, si edhe tregu i qirave dhe shërbimet e ujit dhe energjisë elektrike.

Grupi me rritjen më të lartë rezulton ai i sigurimeve dhe shërbimeve financiare, me 4.5%. Kjo lidhet me hyrjen në fuqi të sistemit Bonus-Malus, i cili, bazuar në historikun e drejtimit, ka rritur çmimin e primit të sigurimit për një pjesë të drejtuesve të automjeteve.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 1.1%, ndërsa ato të alkoolit dhe duhanit me 0.7%.

Nga ana tjetër, grupi “Veshje dhe këpucë” shënoi ulje me 0.5%. Rënie pati edhe në grupin “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0.4%, si dhe në “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0.1%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë