Gazeta Si – Një aksident i trefishtë rrugor është regjistruar paditen e kësaj të mërkure në autostradën Lezhë-Milot, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur dy persona, të cilë janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një automjet tip BMW, një furgon mallrash i ngarkuar me pajisje elektrike dhe një automjet tip “Golf 6”.

“Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, automjeti me drejtues shtetasin P.N., është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin K.Gj., dhe me automjetin me drejtuese shtetasen E.Ll.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K.Gj. dhe E.Ll., të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i automjetit tip BMW, por rrethanat e plota pritet të sqarohen nga hetimet e policisë.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i mjeteve është rënduar ndjeshëm në të dyja kahët e rrugës, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e trafikut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



