Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së dytë kombëtare të zhvilluar nga Partia Demokratike të martën.
Duke ndarë një foto të sendeve me të cilat janë sulmuar punonjësit e policisë, ai shkruan se forca më e madhe opozitare në vend është e vetmja Parti Demokratike në botë që ushtron dhunë.
Ai shpreson që agresorët të përgjigjen para organeve të drejtësisë, duke theksuar se “bombat artizanale” ose “armët me kapacitet vdekjeprurës”, lënduan efektivët.
“Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës!
Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan kreu i qeverisë.
Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon… pic.twitter.com/GUceunmNl1
— Edi Rama (@ediramaal) February 11, 2026
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



