Gazeta Si – Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.
Policia njofton se një automjet ka përplasur për vdekje një 72-vjeçar, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici.
Po ashtu, një aksident ndodhi sot edhe në Babicë të Vlorës, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e mjeteve, por edhe lagështia në rrugë. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila fillimisht u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Por duke parë se kishte pësuar dëmtime të shumta në trup, e reja u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Një prej makinave është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, ndërsa tjetra ka përfunduar në kanal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



