Gazeta Si – Mirash Gjikola, 57-vjeç, i ka shpëtuar një atentati me tritol mbrëmjen e të enjtes në Vrinë të Konispolit.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjikola, ka njoftuar Policinë e Sarandës se, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli-Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Pas ndalimit, ai ka konstatuar praninë e një sasie lënde të dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të policisë, ndërsa më pas janë përfshirë edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se në automjetin tip “Nissan”, me targa AA 725 LG, është konstatuar një sasi lënde eksplozive e vendosur në pjesën e pasme të mjetit. Shpërthimi dyshohet se do të aktivizohej me telekomandë.
Sipas burimeve paraprake, Gjikola është me precedent të mëparshëm kriminal, ndërsa policia, e cila ka nisur hetimet, ka shpallur në kërkim D.Gj., i cili dyshohet si personi i përfshirë në vendosjen e eksplozivit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



