Ka ndodhur

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden 164 mijë euro dhe një makinë e vjedhur

Gazeta Si – Një 19 vjeçar me iniciale O.Ç., është arrestuar në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur qindra mijëra euro të falsifikuara.

Zbulimi është bërë gjatë kontrolleve që policia po ushtronte në banesat e disa personave të dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Në banesën e të riut u gjetën dhe sekuestruan 164.300 euro, të cilat dyshohet se janë të gjitha të falsifikuara.

Po ashtu, u gjet municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në Fushë Krujë në vitin 2019 dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në Tiranë në vitin 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë