Ka ndodhur

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Gazeta Si – Një 35-vjeçar. me inicialet A.S., u arrestua në Tiranë, pasi akuzohet në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Policia njofton se i dyshuari u lokalizua në rrugën “Dritan Hoxha”, ku është arrestuar me qëllim ekstradimin.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” ”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë