Ka ndodhur

Tentoi të fusë drogë në burgun e Fierit, vizitori e fsheh në pjesët intime

Gazeta Si – Një person është ndaluar në burgun e Fierit, pasi futi brenda institucionit të vuajtjes së dënimit një sasi lënde narkotike.

Ai u zbulua pas kontrollit nga gardianët e burgut dhe sipas burimeve e kishte fshehur lëndën poshtë pjesëve intime.

Sipas një njoftimi për shtyp, personi në fjalë ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me një të dënuar të sigurisë së zakonshme.

“Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.

Për këtë arsye, në dhomën ku qëndron i dënuari, autoritetet po ushtrojnë kontroll të plotë për sende të ndaluara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë