Treg

100 mijë mjete të reja u regjistruan në Shqipëri, vetëm 6% elektrike

Nga Gazeta ‘SI’ Në fund të vitit 2025, Shqipëria ka pasur mbi një milion mjete në qarkullim, konkretisht 1.048.092, ku shumica, 81%, janë autovetura personale. Gjatë vitit u regjistruan 98.900 mjete për herë të parë, me 34% prej tyre të regjistruara në kryeqytet.

Nga të dhënat e Drejtorisë së Transportit, 82.143 nga këto mjete të reja janë të përdorura, kryesisht të importuara, duke treguar se tregu i makinave të dorës së dytë mbetet i fortë. Koreja e Jugut është vendi kryesor i origjinës së këtyre mjeteve me 21.200 makina, e ndjekur nga Gjermania me 15.500 dhe Italia me 15.000. Kina po rrit gjithashtu prezencën e saj me rreth 10.000 mjete.

Edhe pse ka rritje të regjistrimeve të mjeteve të reja, vetëm 15% janë prodhime të katër viteve të fundit, ndërsa 55% e mjeteve të regjistruara janë makina 8-15 vjeçare. Ky trend tregon që pjesa më e madhe e përdoruesve preferon të blejë makina më të vjetra, të cilat janë zakonisht më të përballueshme ekonomikisht.

Nga rreth 100.000 makina të reja të regjistruara, vetëm 6.187 janë elektrike, rreth 6% e totalit. Nafta mbetet lënda djegëse më e përdorur me 58.000 mjete, ndërsa benzina zë vendin e dytë me 25.000 makina. Kjo tregon se trendi i automjeteve elektrike është ende në fillimet e tij, por po rritet gradualisht.

Në tregun e markave, Volkswagen është më e preferuara me 18.700 regjistrime, ndjekur nga Mercedes-Benz me 13.900, Audi me 10.000 dhe Hyundai me 6.000.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë