Futboll

Brajan Gruda për Brighton-in, Bayern-in dhe Kombëtaren

Nga Gazeta “Si” – Futbollisti gjerman me origjinë nga Shkodra, Brajan Gruda u shpall kampion i  Gjermanisë me A-Junior të Mainz 05 në vitin 2023. 

Në vitin 2024  u transferua nga Mainz te Brighton dhe u shpall nënkampion i Evropës me Gjermaninë U21 në vitin 2025. 

… objektivat e sezonit të Brighton & Hove Albion:
“Objektivi ynë është të luajmë në Evropë. Ndeshjet duhet ti marrim një e nga një, duhet të japim 100 për qind, të fitojmë 3 pikë dhe atëherë mund t’ja arrijmë.”

… vendimi për t’u transferuar te Brighton:
“Faktor deciziv ishte dëshira e klubit dhe trajnerit për të ardhur këtu. Kjo ishte një shenjë shumë e mirë. U impresionova nga kushtet stërvitore, stafi dhe trajneri. Kjo më bëri të vij këtu.”

… kontaktet me trajnerin e Gjermanisë, Julian Nagelsmann:
“Nuk kam kontakt me të. Shpresoj të vijë nëse paraqitjet e mia në fushë janë të mira. Atëherë pres të marr një telefonatë.”

… dëshira për të qenë pjesë e Kupës së Botës:
“Unë po përpiqem të jap 100% në cdo ndeshje. Sigurisht që është një ëndërr. Do të gënjeja nëse do të thosha ndryshe. Kush nuk do të donte të luante në Kupën e Botës? Prandaj po jap gjithçka dhe pastaj të shohim çfarë do të ndodhë.”

… ndjesia e të qenit ‘jashtë vëmendjes’ duke luajtur jashtë Gjermanisë:
“Nëse forma është e mirë, atëherë nuk ka rëndësi se ku luan. Unë nuk luaj në një vend çfarëdo, por në një nga kampionatet më të fortë. Nuk ndihem sikur jam jashtë vëmendjes.”

… stili i lojës së Fabian Hürzeler te Brighton:
“Pavarësisht kundërshtarit apo presionit që na bëhet, na diferencon ndërtimi i lojës nga prapavija. Më magjeps mënyra se si luajmë me topin. Taktika ishte e ndërlikuar në fillim, por tani jam përshtatur.”

… interesi nga Bayern Munchen:
“Në fillim kishte interes. Por nuk mund të them më shumë se kaq.”

… objektivat e karrierës:
“Ëndrra ime është të luaj në Champions League dhe të jem pjesë e rregullt e Gjermanisë. Dua të luaj për një klub të madh si Bayern, Real Madrid, Barcelona ose Liverpool.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë