Nga Gazeta “Si” – Edhe 5 ekipe të tjera do të sigurojnë fazën me eliminim direkt, ndërsa 6 vende mes 8 më të mirave janë ende në lojë në javën e 8 të “UEFA Europa League”.
E thënë ndryshe, ka ende për t’u luajtur, mgjs faza e Ligës së “UEFA Europa League 2025/26” po shkon drejt një përfundimi dramatic ku 11 ekipe garojnë për 5 vendet e fundit në fazën me eliminim direkt.
– Aston Villa vs Salzburg
Kjo është përballja e parë mes këtyre skuadrave në kompeticionet e UEFA-s; Salzburg nuk ka fituar asnjëherë kundër ekipeve angleze në Europë pas 8 ndeshjesh (2 barazime, 6 humbje).
– Panathinaikos vs Roma
Panathinaikos fitoi si në shtëpi ashtu edhe në transfertë kur këto dy skuadra u përballën në fazën e 1/16-ave të “Europa League 2009/10” – sfidat e vetme mes tyre në kompeticionet e UEFA-s.
– Nottingham Forest vs Ferencváros
Ferencváros u përball me një ekip anglez në fazën e Ligës 2024/25, duke humbur 2-1 në Budapest ndaj Tottenham Hotspur, që më pas fitoi trofeun.
– Real Betis vs Feyenoord
Feyenoord ka shënuar nga 3 gola në secilën prej 2 ndeshjeve të fundit të fazës së Ligës.
- Të tjera highlights-e
Viktoria Plzeň ka barazuar 4 ndeshjet e fundit të fazës së Ligës – për ndeshjen e rradhës udhëton drejt Bazelit.
- Lyon, një nga dy skuadrat e vetme që kanë siguruar kualifikimin direkt në 1/16-at, synon vendin e parë në sfidën ndaj PAOK-ut.
- Përveç Salzburg dhe Feyenoord të përmendur më sipër, edhe 9 ekipe të tjera janë në garë për 5 vendet e mbetura të fazës me eliminim direkt: GNK Dinamo, Lille, Brann, Young Boys, Celtic, Ludogorets, Basel, FCSB dhe Go Ahead Eagles.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



