Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi këtë të martë, konfiskimin e një apartamenti 60 m2 të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Konfiskimi i këtij apartamenti u bë më 24 prill 2025, nga Shkalla e Parë e GJKKO me kërkesë të SPAK, me dyshimin se kjo pasuri nuk justifikohet me burime të ligjshme
Dedja u dënua me 6 muaj nga burg nga Gjykata e Posaçme për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë më 26 qershor 2023, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm më 13 shkurt të këtij viti.
SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e apartamentit në fjalë, i ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë, duke thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim.
Ndërkohë më 15 tetor 2025, Gjykata e Lartë prishi vendinim e Apelit për dënimin e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur që çështja do duhet të rigjykohet në Apelin e Posaçëm (GJKKO) për veprat penale fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, me tjetër trupë gjykuese.
Bashkim Dedja u dënua me 6 muaj burg për fshehje të pasurisë në shkurt të vitit 2024, nga Gjykata e Posaçme e Apelit, dënim që iu konvertua në një vit shërbim prove.
Hetimet ndaj Dedjas nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



