Ka ndodhur

Durrës, babai plagos me thikë vajzën e tij dhe një person tjetër (video)

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën e tij dhe një djalë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar rreth orës 10:03.

M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me thikë vajzën e tij, Xh. N., 24 vjeçe.

I plagosur ka mbetur edhe O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që autori ende nuk është arrestuar.

Sipas informacioneve të para, 56-vjeçari ishte i divorcuar dhe jetonte në Itali. Ai ishte kthyer në vend për tu bashkuar me familjen e tij por vajza nuk ka pranuar.

Sot, ai ka shkuar pranë agjencisë imobilare ku punonte vajza dhe pas një debati, e ka goditur me thikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë