Futboll

Roma vs. Milan – ‘Rivaliteti i përjetshëm’

Nga Gazeta “Si” – Dy nga katër skuadrat më të mira të Italisë do të përballen në “Stadio Olimpico” kur Roma të presë Milanin në “Serie A”.

Pak pasi Napoli të ketë mbyllur sfidën ndaj Juventusit në Torino, “Qyteti i Përjetshëm” do të presë përballjen e dytë madhore të një fundjave spektakolare.

Ndërsa Roma (+15) dhe Milan (+12) kanë përmirësuar ndjeshëm numrin e pikëve në këtë fazë krahasuar me sezonin e kaluar.

Verdhekuqtë do të luftojnë edhe kundër historisë së afërt, pasi kanë humbur 9 nga 16 sfidat e fundit në kampionat – përfshirë edhe atë të luajtur në Nëntor.

Tre fitore rradhazi mbajnë gjallë shpresat e Romës për “Scudetto-n”, ndërsa Milan i vendit të dytë është shumë pranë kreut.

Së fundmi, kryeqytetasit mposhtën bindshëm Torino-n, që vetëm pak ditë më parë i kishte eliminuar nga Kupa e Italisë.

Milan humbi përballjen e fundit me Romën në “Stadio Olimpico”, 3-1 Majin e kaluar.

Prej javës së dytë e këtij sezoni, skuadra e Max Allegrit është e pamposhtur në 20 ndeshje radhazi në elitë dhe vetëm Bayern Munchen ka një seri më të mirë mes pesë kampionateve kryesore të Evropës.

  • Formacionet e mundshme

Roma: Svilar; Mancini, Ndicka, Ghilardi; Celik, Cristante, Kone, Wesley; Soule, Dybala; Malen
Trainer – Gian Piero Gasperini

Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Pulisic, Leao
Trainer – Max Allegri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë