Ka ndodhur

Vjedhje dhe falsifikim kartëmonedhash, arrestohen 4 persona në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’- Katër persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, për vjedhje me dhunë, falsifikim kartëmonedhash, ndërsa një tjetër është në kërkim për dhunë në familje.

Në pranga u vu një 35-vjeçar, i cili më 14 dhjetor 2025, ka dhunuar një shitës në një subjekt për t’i vjedhur para. Një bashkëpunëtor i tij u arrestua pas krimit, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Ndërkaq, një 20-vjeçar u arrestua pasi në bashkëpunim me ta, falsifikonte kartëmonedha. Edhe një 41-vjeçar gjeorgjian ra në prangat e policisë, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një tabakino.

Gjithashtu, një 33-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dhunoi vëllanë e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë