Ka ndodhur

Fusnin drogë në qeli, arrest me burg për policin dhe dy bashkëpunëtorët në Elbasan

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi “Arrest në burg” për Ndriçim Kroin, policin e burgjeve, i cili fuste lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut.

Të njëjtën masë sigurie, prokuroria e kërkon edhe për dy bashkëpunëtorët, të paraburgosurin Gerald Stamolla dhe familjaren e tij Esmeralda Komici.

Ndriçim Kroi, gjatë orëve që nuk ishte në punë, punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua sillte në burgun e Elbasanit.

Shumat për lëndën narkotike varionin 100-200 mijë lekë të vjetra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë