Nga Gazeta ‘Si’- Një 57-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit si dhe për shitje dhe konsum droge.
Ndërkohë 14 persona që gjendeshin në lokal janë vënë nën hetim për veprën penale “moskallëzim krimi” dhe 3 tjerë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi tentuan të fshihnin provat.
Ndërkohë ka nisur hetim disiplinor për një punonjës policie, pasi ishte prezent në lokal dhe nuk ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës.
Në lokal policia gjeti dhe sekuestroi 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



