Ka ndodhur

Morën ryshfet, arrest shtëpie për tre punonjës policie në Orikum

Nga Gazeta ‘Si’- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka ekzekutuar masat e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga GJKKO ndaj 3 punonjësve të policisë në Orikum.

Tre efektivët janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Shefi i Policisë në Orikum, inspektori i krimeve dhe polici i zonës, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Pas hetimit disa mujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë