Futboll

Anis Mehmeti riniset nga Ipswich Town

Nga Gazeta “Si” – Tre ditë më parë e paralajmëruam dhe sot Ipswich Town zyrtarizoi  transferimin e Anis Mehmetit nga Bristol City.

Mendohet se për shqiptarin janë paguar fillimisht 3 milionë paundë.

Mehmeti, i lindur në Londër dhe lojtar i Kombëtares shqiptare, ka shënuar 9 gola në 31 ndeshje për “Robins” këtë sezon.

Ai u aktivizua në barazimin 1-1 mes dy skuadrave në “Ashton Gate” në Shtator, si dhe në fitoren 2-0 të “Tractor Boys” në ndeshjen e kthimit, këtë javë.

Anis Mehmeti ishte golashënuesi më i mirë i City-t, sezonin e kaluar me 12 gola dhe mori një ofertë rinovimi në Tetor.

“Të gjithë e dinë se ambicia është të rikthehemi në Premier League dhe unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën që ta arrijë këtë” – tha Mehmeti për faqen zyrtare të Ipswich pas firmosjes së kontratës deri në verën e vitit 2029.

Ai është përforcimi i parë i Ipswich, skuadër që renditet e 3-ta në Championship, pasi fitoi 4 ndeshjet e fundit nën drejtimin e Kieran McKenna – dhe lojtari i 4-rt që u largua nga Bristol City këtë javë.

  • Karriera e Anis Mehmetit në ishull
    2019-2020 Woodford Town, 11 ndeshje, 1 gol
    2020-2023 Wycombe Wanderers, 88 ndeshje, 19 gola
    2023-2026 Bristol City, 125 ndeshje, 25 gola
    2026-2029 Ipswich Town

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë