Gazeta Si – Një gardian, N.K., dhe një familjare e një të paraburgosuri, E.K., janë arrestuar pas një hetimi disa mujor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, pasi kanë tentuar të fusin lëndë narkotike në burgun e Elbasanit.
Sipas një njoftimi, ndaj të paraburgosurit, Gerald Stamolla, është shtuar edhe akuza e futjes së paligjshme të lëndëve narkotike në qeli.
Po ashtu bëhet e ditur se nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i mirëorganizuar për futjen e lëndëve narkotike në qeli, me qëllim përfitimin financiar.
Sipas burimeve, Stamolla ka qenë i arrestuar që në vitin 2021 pas dyshimeve se së bashku me parneren e tij, E.M., kanë mbajtur të mbyllur në banesë dhe kanë shfrytëzuar për prostitucion një 16-vjeçare.
Arrestimi i Stamollas dhe partneres së tij erdhën pas disa denoncimeve të bërë nga e ëma e të miturës në polici.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



