Gazeta Si – Një 43 vjeçar i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar sërish nga policia për përsëritjen e të njëjtës vepër penale.
Përgjatë vitit 2025 dhe 2 ditëve të fundit, 43 vjeçari me iniciale, K.M., dyshohet se ka kryer 6 vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Dy ditë më parë ai theu derën e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, ku vodhi para dhe disa dokumente. Gjithashtu tentoi të vidhte filalin e një banke.
Ndërsa, në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe produkte në katër lokale të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe sende të forta që shërbenin për hapjen e dyerve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



