Nga Gazeta “Si” – Është një mbrëmje shumë e rëndësishme për disa skuadra në raundin e parafundit të ndeshjeve të fazës së Ligës në “UEFA Europa League 2025/26”.
- Feyenoord vs Sturm Graz
Mbijetesa në këtë kompeticion është në lojë për Feyenoord (që renditet i 30-ti me 3 pikë) dhe Sturm Graz (i 29-ti me 4 pikë). Të dyja skuadrat synojnë fitoren në Roterdam për të forcuar shpresat për të luajtur futboll europian me eliminim direkt këtë sezon. Skuadra e Robin van Persie-t ka kujtime të bukura nga hera e fundit që priti Sturm-in në shtëpi kur rregjistroi fitoren 6-0 në fazën e grupeve 2022/23. Tulipanët do të mbështeten edhe një herë te tifozët “famëkeq” e të zhurmshëm në “De Kuip” për arritjen e suksesit në këtë përballje vendimtare.
Fenerbahçe vs Aston Villa
Pas një humbjeje zhgënjyese në javën e parë ndaj GNK Dinamo, Fenerbahçe vazhdoi me 3 fitore dhe 2 barazime në ndeshjet pasuese, duke i dhënë vetes një shans real për të siguruar të paktën një vend në 24-shen e parë. Ndërkohë, Aston Villa siguroi kualifikimin për fazën me eliminim direkt pas fitores 2-1 në Bazel në javën e 6-të dhe tani synon një kalim automatik në 1/8-at. Këto skuadra u takuan për herë të fundit në Kupën UEFA në vitin 1977, kur Villa triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 6-0 në raundin e parë, duke vazhduar më pas deri në ¼ finale.
- Roma vs Stuttgart
Stuttgart dhe Roma kanë të njëjtin bilanc deri tani, 4 fitore dhe 2 barazime, ndërsa skuadrat që renditen përkatësisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë, kanë shumë për të luajtur në Itali pasi kërkojnë për një vend në 8 më të mirat. Stuttgart do të marrë zemër nga fakti se Lille dhe Viktoria Plzeň kanë fituar tashmë në “Stadio Olimpico” këtë sezon, edhe pse “Die Roten” kanë regjistruar vetëm 3 fitore në 10 ndeshjet e fundit në transfertë (1 barazim, 6 humbje).
Braga vs Nottingham Forest
Pas 3 fitoreve rradhazi në nisje të kompeticionit, Braga ka qenë disi më e paqëndrueshme, duke pësuar një humbje dramatike 4-3 në shtëpi ndaj Genk përpara se të barazonte në transfertë ndaj Rangers, edhe pse në ndeshjen e fundit fitoi ndaj Nice në Francë. Ajo renditet e shtata, me një vend në 1/8-at brenda mundësive reale, por përballen me një test serioz ndaj Nottingham Forest të rilindur, që tashmë ka mposhtur kundërshtarë portugezë në këtë fazë të ligës me fitoren 2-0 ndaj Porto-s në javën e 3-të dhe pas një fillimi të vështirë, është ngjitur në vendin e 11-të.
- Highlights’e të tjera
Mesfushori ofensiv i Ludogorets, Petar Stanić, kryeson garën për golashënuesin më të mirë me 6 gola deri tani, përfshirë 4 në dy ndeshjet e fundit, dhe do të synojë ta rrisë këtë shifër kur skuadra e tij të udhëtojë drejt Glasgow-t ku luan përballë Rangers në vështirësi. - Dy skuadra nordike përballen mes tyre, Brann (Norvegji), që aktualisht renditet i 22-ti, sfidon danezët e Midtjylland, në formë të shkëlqyer. Kjo e fundit ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e saj për të siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
- Nice, pa asnjë pikë, do të luajë për krenari pasi eliminimi u konfirmua në javën e 6-të. Por skuadra franceze do të shpresojë të marrë pikët e para dhe t’u japë tifozëve diçka për të festuar përballë Go Ahead Eagles, që renditet në vendin e 28-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



