Nga Gazeta Si- Pas 3 muajsh hetime, tre persona janë arrestuar në Tiranë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri.
Policia thotë se në pranga ka rënë, Artur Brahimaj, 63 vjeç, Ilir Zyberi, 55 vjeç dhe Artur Rushiti, 46 vjeç. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një person tjetër.
Sips burimeve paraprake, armët e sekuestruara, të cilat kapin vlerën 700-800 euro, dyshohet se i kanë sjellë nga Fieri, ndërsa po në këtë qytet po hetohen persona të tjerë që mund të jenë pjesë e grupit.
Armët do të shiteshin për llogari të grupeve të tjera kriminale dhe dyshohet se do do përdoreshin në ngjarje kriminale.
Dy prej tyre u kapën në flagrancë, nga policia në zonën e Tufinës (pranë Kinostudios), në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.
Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.
Njëri prej të arrestuarve, Ilir Zyberi, banues në kryeqytet, i cili ka qenë i dënuar për vrasjen e një italiani me 22 vjet burg, është i njohur edhe me mbiemrin Avdillari, pasi e ka ndryshuar atë pas martese.
Ai gjithashtu është vëllai i Fatmir Avdillarit, i njohur si “Xubi”, i cili u aksidentua për vdekje në bulevardin “Migjeni” në vitin 2021.
Ndërkohë, Artur Brahimaj, banues në Tiranë, ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim, ndërsa Rushiti, po banues në Tiranë, ka qenë i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


