Gazeta Si – Armando Marku, 26 vjeç, i shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar, është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës.
Marku, sipas autoriteteve të huaja akuzohet për vrasjen e një ish-snajperisti në Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.
Vetëm disa ditë më parë, ambasada britanike në Tiranë, publikoi foton e 26-vjeçarit shqiptar për vrasjen e 32-vjeçarit britanik.
Për këtë ngjarje në Bruksel në muajin dhjetor është arrestuar edhe shqiptari Sajmir Dodoveci, 40 vjeç, i cili këtë javë u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar.
Ish-snajperisti, Hemawand Ali Hussein u gjet i vdekur në një pronë në Hartlepool në shtator 2019 i qëlluar me armë zjarri.
Lidhur me vrasjen e tij janë dënuar edhe 4 persona të tjerë, përkatësisht Eugert Merizaj, 33 vjeç, me 32 vjet burg, Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 36 vjeç, u dënua me 19 vjet burg si edhe Qazim Marku, 28 vjeç, u dënua me 19 vjet burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



