Futboll

Mehmeti dhe Asllani me valixhet gati

Nga Gazeta “Si” – Ipswich Town po konsideron një transferim këtë Janar të sulmuesit shqiptar të Bristol City-t, Anis Mehmeti. I grumbulluar 3 herë kuqezinjtë, ai ishte në akademinë e Tottenham-it në të njëjtën kohë me trajnerin e Town, Kieran McKenna.

Ai zakonisht luan në të majtë të treshes sulmuese te Bristol City. Por mund të luajë edhe në qendër ose në të djathtë ndërsa ka shënuar 8-të gola dhe ka dhënë 6-të asist në “Championship” këtë sezon.

Mehmeti përmbush kriteret për McKenna’n – është një sulmues i shumëanshëm dhe krijues që shënon dhe asiston.

Jaden Philogene dhe Jack Clarke kanë qenë të shkëlqyer në të majtë këtë sezon. Por si dikush që mund të luajë në pozicione të ndryshme sulmuese, Town e sheh Mehmetin si një lojtar që mund të forcojë ndjeshëm skuadrën që po luan për tu kthyer në Premier League.

Pas ndërprerjes së negociatave për Salih Özcan, Beşiktaş shfaq interes për mesfushorin Kristjan Asllani.

Shqiptari i huazuar te Torino, po kërkon një ekip të ri pasi ka humbur besimin e drejtuesve “granata”.

23 vjeçari është i hapur për një transferim te Beşiktaş, dhe palët kanë nisur bisedimet për të arritur një marrëveshje.

Genoa në Itali dhe Girona në Spanjë janë të interesuara për Asllanin që ka 38 ndeshje në të cilat ka shënuar 5 gola për Shqipërinë.  

Ai ka luajtur 15 ndeshje në Serie A për Torinon këtë sezon. Kontrata e tij me Interin është e vlefshme deri në Qershor 2028. Verën e 2025, Inter kërkoi 16-20 milionë euro, por turqit që duhet të paguajnë 2-3 milion euro (pages+komision huazimi) shpresojnë ta ulin shifrën e blerjes definitive në Qershor 2026.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë