Moti

Të mërkurën rikthehen reshjet por rriten temperaturat

Nga Gazeta Si- Temperaturat minimale dhe maksimale ditën e sotme do të jenë në -3 gradë deri në 13 gradë. Era do të fryjë me drejtim verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare në veri dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësi deri në 16 m/s.

Edhe të martën pritet një tjetër rënie e vlerave termike, sidomos në mëngjes.

Ndërkohë gradualisht do të shtohen vranësirat deri të mërkurën ku priten reshjet e para. Do ketë dëborë në zonat juglindore ndërsa veriu pritet të ketë reshje të pakta.

Të premten e të shtunën priten temperatura të ngrohta por dhe reshje.

E gjithë java do të mbizotërohet nga reshjet e shiut dhe të dëborës ndërkohë që do ketë rritje të temperaturave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë