Nga Gazeta “Si” – Legjenda e Bayern-it, Lothar Matthäus, e përmblodhi ndjesinë në një kolonë për “Sky Sports”: “Pritej shumë prej tij, por Kane i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.”
Anglezi ka shënuar dyfishin e golave të çdo lojtari tjetër në Bundesligë këtë sezon.
Ai vazhdon të ketë më shumë gola nga aksioni, më shumë gola nga 11 metrat dhe madje edhe më shumë gola nga kundërsulmet e shpejta.
Në moshën 32-vjeçare, ai është pa dyshim 9 supreme e futbollit. Dhe shifrat e mbështesin këtë saktësi të jashtëzakonshme.
Të dhënat e “golave të pritshëm” tregojnë se, ndërsa Morgan Rogers dhe Harry Wilson po kalojnë periudha “të nxehta” në “Premier League”, është Kane ai që spikat në Evropë.
Ka forma të ndryshme lidershipi në futboll dhe ndikimi i tyre nuk duhet nënvlerësuar.
“Me Harry-n në dhomën e zhveshjes, si lojtar e di që ke aty dikë që mund ta ndryshojë të gjithë ndeshjen në një sekondë,” deklaroi kohë më parë, Marko Neppe.
“Sepse ai është golashënues dhe nuk i duhen pesë metra për ta bërë këtë, vetëm një sekondë, vetëm një situatë dhe ai shënon.”
Kane ka qenë gjithmonë i ftohtë përpara portës, por vëzhguesit e rregullt vërejnë një ndryshim tek ai.
Ai është rritur në këtë rol. “Mënyra se si sillet në fushë dhe jashtë saj është krejtësisht ndryshe nga Kane që firmosi dy vite më parë,” thotë Matthäus.
Edhe Jürgen Klinsmann e ka vlerësuar Kane për mënyrën se si është përshtatur me jetën bavareze.
“Ai është thjesht vetvetja. Modest. Tokësor. Dhe fokusohet tek ajo që ka më shumë rëndësi për të, shënimi i golave.”
Por disa ende kërkonin më shumë. Duke folur me Kane pasi shënoi golin e fitores kundër Stuttgartit në Superkupë në Gusht të 2025, ai dukej i vetëdijshëm se largimi i Thomas Müller i kishte shtuar përgjegjësinë.
“Thomas ishte një figurë e madhe, por kjo u jep të tjerëve mundësinë të dalin përpara dhe të bëhen liderë.”
Ndjesia është se Kane po e merr këtë përgjegjësi. Në fushë ai po bën shumë më tepër sesa vetëm të shënojë gola.
Në fitoren ndaj Borussia Dortmund në Tetor, ai hapi serinë e golave, por ra në sy edhe për impenjimet mbrojtëse.

Tifozët e Bayern-it e dinin se golat do të vinin. Por jo të gjithë pjesën tjetër.
“Ai u soll si golashënues për të plotësuar rolin e Robert Lewandowskit, por Kane është shumë më tepër se kaq për ekipin,” thotë Matthäus.
Jahmai Simpson-Pusey e përjetoi këtë nga afër në Këln. Anglezi i huazuar nga Manchester City, debutoi në shtëpi dhe u përball me një detyrë të vështirë.
Ai është stërvitur me Erling Haaland por Kane është ndryshe.
“Është e vështirë sepse ai tërhiqet shumë thellë,” tha Simpson-Pusey pas ndeshjes.
“Kur është lart, ne mund të kombinohemi dhe ta menaxhojmë, por kur zbret në ato hapësira të thella dhe shpërndan topa majtas e djathtas, bëhet problem.”
Në të vërtetë, kur Kane lëviz lirshëm, mund të duket si një lehtësim për mbrojtësit që e markojnë, por rreziku mbetet.
Ai mund t’i dëmtojë skuadrat nga kudo, duke u renditur në 10-shen më të mirë të Bundesligës për topat e saktë në thellësi dhe raste të pastra të krijuara.
Jo shifra tipike të një sulmuesi klasik. Jetëgjatësia është e jashtëzakonshme, por edhe pozicioni i tij në votimet për “Topin e Artë” të duket e zakonshme.
Shtatë herë në listën e ngushtë por asnjëherë më lart se vendi i 10-të.
Ai e ka arritur këtë renditje tri herë, në 2017, 2018 dhe 2024. Për krahasim, lista e parë me 30 emra përfshinte Gianluigi Buffon dhe Sergio Ramos.
Sulmuesit ishin Luis Suárez, Radamel Falcao, Edinson Cavani, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Edin Džeko.
Vetëm Lewandowski dhe Kylian Mbappé ishin gjithashtu në listën e vitit 2017 dhe atë të 2025.
Çfarë do t’i duhet Kane për të ngjitur podiumin? Me gjasë, lavdia në Champions League ose në Kupën e Botës – dhe ky vit i ofron të dyja këto mundësi.
Klubi dhe Kombëtarja janë favoritë të dytë për t’i fituar këto trofe.
Ndërkohë, gjithçka që ai mund të bëjë është të vazhdojë të japë maksimumin.
Ai shënon gola dhe krijon të tjerë për shokët e skuadrës. Këtë ka bërë për më shumë se një dekadë. Dhe ende po i tejkalon të gjitha pritshmëritë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



