Nga Gazeta “Si” – Për gati një dekadë, Arjen Robben dhe Franck Ribéry dominuan mbrojtjet e Bundesligës, ndërsa dyshja e pagëzuar “Robbery” përkufizoi një brez suksesi të paprecedentë.
Pothuajse 7-të vite pas largimit të tyre, binomi Luis Díaz – Michael Olise – po krahasohet gjithnjë e më shpesh me pararendësit legjendarë.
Me driblimin, shpejtësinë shpërthyese, vizionin e shkëlqyer në pasim dhe instinktin për gol, stili i lojës së Díaz dhe Olise, është çuditërisht i ngjashëm me atë të ish-yjeve të Bayern-it.
Me 18 gola dhe 17 asist në elitën gjermane këtë sezon, Olise dhe Díaz, kanë qenë vendimtarë në krijimin e një avantazhi prej 11 pikësh të Bayern ndaj Borussia Dortmund.
Skuadra e Vincent Kompany ka shënuar 63 gola pas 16 javësh, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 56 golash në gjysmën e sezonit.
Falë paraqitjeve mahnitëse, kreativitetit, qetësisë në presion dhe efikasitetit para portës, francezi Olise dhe kolumbiani Díaz pretendojnë statusin e dyshes më të mirë nga krahët aktualisht.
Ata shkëlqyen edhe në goleadën e Bayern ndaj Wolfsburg.
Pasi asistoi Díaz-in për golin e dytë rreth minutës së 30-të, Olise realizoi e çoi rezultatin 3-1 përpara se të shënonte edhe të dytin personal, këtë herë pas asistit të Díaz-it.

Shtatë vite pas largimit të Ribéry dhe Robben, Olise dhe Díaz çorientojnë mbrojtjet dhe arrijnë nivele gjithnjë e më të larta.
Një kërcënim i vazhdueshëm në krahun e djathtë me vrapime direkte dhe këmbë të shpejta, Olise shpesh futet nga krahu drejt qendrës për të lëshuar goditjet e tij njësoj si Robben, i cili shënoi 99 gola në kampionat për Bayern-in.
Numri 17 i bavarezëve po vazhdon pushtimin e Bundesligës pa e ulur ritmin. Në krahun tjetër, pas transferimit nga Liverpool-i, Díaz është përshtatur shpejt me jetën në Bavari.
Duke zëvendësuar Kingsley Coman dhe Mathys Tel, 28-vjeçari i jep një dimension shtesë lojës sulmuese atje.
Me 5 gola në 6 ndeshjet e para të Bundesligës, ylli kolumbian rregjistron 17 gola dhe assist në 15 ndeshje.
Ai ka realizuar gola vendimtarë ndaj Eintracht Frankfurt, St. Pauli-t dhe Wolfsburg.
Duke marrë parasysh diferencën katërvjeçare në moshë, është pak e mundshme që Díaz dhe Olise të arrijnë shifrat e “Robbery”-t, por partneriteti i tyre në zhvillim është diçka që entuziazmon.
Lojtarë kanë ardhur e kanë ikur, por kombinimi Díaz–Olise është më i afërti që Bayern ka pasur ndonjëherë në rikrijimin e kërcënimit të dyfishtë nga krahët “alla” Robbéry.
Ndërsa Bayern po zhvillon një sezon pa humbje deri tani në Bundesliga, binomi i ri në krahë, vazhdon të vendosë standarde të reja dhe të paprecedenta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



