Ka ndodhur

Gjirokastër/ Vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

Nga Gazeta Si- Një konflikt në familje ka përfunduar me rrëmbimin dhe dhunimin e një 30-vjeçareje nga xhaxhai dhe vëllai i saj sepse ajo donte të ndahej nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ndërsa Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se ka nisur procedimin penal ndaj 3 autorëve të dyshuar dhe një personi tjetër që ka qenë në dijeni të ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake dhe rrëfimit të vetë të dëmtuarës, pasi ka debatuar ashpër me ta, i vëllai A.A., 34 vjeç dhe xhaxhai S.A., 53 vjeç, së bashku me E.M., 51 vjeç e kanë marrë me forcë në makinë dhe më pas e kanë çuar në shtëpinë e xhaxhait të saj. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar.

Gjithashtu policia ka nisur procedim penal edhe për L.L., 43 vjeç pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rastin por nuk ka kallëzuar në polici.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë