Ka ndodhur

Shpërthim me tritol në servisin e makinave në Vaun e Dejës

Gazeta Si – Një shpërthim me tritol është raportuar pas mesnatës së mbrëmshme në Vaun e Dejës në Shkodër.

Sipas policisë, rreth orës 00:40, A.F., pronari i një servisi makinash denoncoi në polici shpërthimin me tritol në servisin e tij.

Si pasojë e shpërthimit, u dëmtua dera kryesore e servisit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për kapjen e autorëve të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë