Nga Gazeta Si – Raphinha dy herë dhe Lewandowski, likujduan Real Madrid (Vinicius dhe Gonzalo) duke mbrojtur trofeun e Superkupës së Spanjës në Finalen e zhvilluar në Xhedah,
Barcelona triumfoi me vështirësi ndaj Realit të Madridit në një spektakël me 5 gola, duke fituar për të dytin vit rradhazi Finalen e Superkupës së Spanjës në Xhedah të Arabisë Saudite.
Ishte trofeu i 16-të në këtë kompeticion për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick, që kishte mposhtur “Los Blancos” edhe në Finalen e vitit të kaluar.
Gjuajtja e Raphinha-s në minutën e 73-të rezultoi vendimtare, pas një fundi të çmendur të pjesës së parë.
Tre gola të shpejtë në kohën shtesë përpara pushimit bënë që ekipet të shkonin në barazim në dhomat e zhveshjes, pasi Raphinha kishte zhbllokuar rezultatin në minutën e 36-të, me një gjuajtje të saktë në këndin e poshtëm.

Vinícius Jr kaloi topin mes këmbëve të Jules Koundé në një depërtim brilant dhe duke shënuar në këndin e largët. Ky ishte goli i tij i parë për Realin pas 17 ndeshjesh, që nga 4 Tetori 2025.
Robert Lewandowski riktheu epërsinë për Barçën në minutën e 49-të, duke shënuar me ndihmën e shtyllës.
Por vetëm tre minuta më vonë, Gonzalo García barazoi pas një rrëmuje në zonë, ku goditja me kokë e Dean Huijsen u përplas në traversë.
Në atë moment, trajneri i Barcelonës, Flick, protestoi se bilbili duhej të kishte rënë më herët.
Frenkie de Jong u ndëshkua me karton të kuq direkt në kohën shtesë, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Kylian Mbappé, i cili kishte hyrë nga stoli pas rikuperimit nga një dëmtim në gju.
Megjithatë, pavarësisht rasteve të vona për të dyja skuadrat – përfshirë edhe një mundësi për Marcus Rashford – rezultati nuk ndryshoi dhe Barcelona siguroi titullin e dytë radhazi, diçka që nuk e kishte arritur që nga viti 2012.

- Fituesit e Superkupës
16 – Barcelona
13 – Real Madrid
3 – Athletic Bilbao, Deportivo La Coruna
2 – Atletico Madrid
1 – Valencia, Sevilla, Real Zaragoza, Mallorca, Real Sociedad
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



