Libra

Ndahen çmimet kombëtare të letërsisë/ Eni Karafili vlerësohet për prozën më të mirë

Nga Gazeta ‘Si’- Tre autorë shqiptarë janë vlerësuar me çmime kombëtare  letrare për kontributet e tyre në fusha të ndryshme të letërsisë, duke sjellë në vëmendje rolin e përkthimit, studimit kritik dhe prozës artistike në kulturën bashkëkohore.

Çmimi për përkthim i është akorduar Romeo Çollakut për veprën “Retorika” të Aristotelit, botuar nga Albas. Juria ka vlerësuar përkthimin si një punë të kujdesshme dhe të rëndësishme për pasurimin e fondit të teksteve themelore filozofike në gjuhën shqipe.

Në kategorinë studime letrare, çmimi i është dhënë Anila Mullahit për librin “Krijimi letrar në proces”, botim i Pegi, për qasjen analitike dhe reflektuese mbi procesin krijues dhe marrëdhënien mes autorit dhe veprës.

Ndërkohë, çmimi për roman i ka shkuar Eni Karafilit për veprën “Epope intime”, botuar nga Pegi.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe çmime mirënjohjeje për poetin Lulzim Tafa dhe Hamit Aliajn ( pas vdekjes)  si vlerësim për kontributin e tyre afatgjatë në letërsinë shqipe dhe në jetën kulturore.

 Juria përbëhej nga Besnik Mustafaj ( kryetar) Elsa Skënderi, Fatmira Nikolli, Maklena Nika dhe Dhurata Shehri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë