Nga Gazeta ‘Si’- Në mbledhjen me strukturat e emergjencave pas përmbytjeve masive që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë personat apo familjet e dëmtuara, do të dëmshpërblehen.
Dëmshpërblimi përfshin si dëmet në sektorin e bujqësisë, ashtu dhe për banesat e dëmtuara apo kafshët e mbytura si pasojë e përmbytjeve.
Ndër të tjera Rama theksoi se një sërë investimesh janë bërë në rinovimin e trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë.
“Kanë përforcuar argjinaturat që binin në 4 anët në furtunën e pare, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin reshtur së punuari prej vitesh. Investimi më i madh është rinovimi i trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë, energjisë, bujqësisë. Nga trupa pa kokë e bazë materiale dhe të veshur si ska më keq, në trupa që vihen në lëvizje automatikisht, sapo leximi meteorologjik paralajmëron furtunën. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbyten njësoj si vendet e rajonit, Shqipëria nuk reagoi njësoj si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë, se shot Shqipëria është krejt tjetër.
Kur ne erdhën në qeveri, me malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e shiut, ishte he nj pjesë nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. I shlyem dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit, por kem përballuar me dinjitet jo vetëm detyrimet me përmbytjet, dhe pse sfidat e klimës janë bërë më të mprehta.
Sot dua t’i siguroj dhe të dëmtuarit e kësaj here se do të shlyejmë me të njëjtin dinjitet çdo detyrim ndaj tyre. Puna intensive dhe mobilizimi i pa ndaluar 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja e të gjitha strukturave do të vazhdojë e pandërprerë deri në përforcimin e kësaj situate”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




