Futboll

Man City-Chelsea, beteja e pabarabartë në stol

Nga Gazeta Si – Përpara sfidës së sotme në “Etihad”, kemi përzgjedhur disa momente historike nga përballjet e mëparshme mes dy klubeve.

Manchester City pret Chelsea-n të dielën në kapitullin e rradhës të një prej përballjeve më emocionuese të “Premier League”.

Ndeshje, gola dhe incidente që spikasin janë zhvilluar në ndeshjet mes tyre.

Triller me tetë gola, Palmer në qendër të vëmendjes – Nëntor 2023
Një Klasike e përjetshme e “Premier League” u servir kur Manchester City udhëtoi drejt “Stamford Bridge” në sezonin 2023/24.

Palmer ndërron Mançesterin me Londrën – Shtator 2023
Transferimi i Palmer te Chelsea nga Man City – një nga transferimet më tërheqëse mes dy klubeve, lidhej më shumë me rrethanat sesa me ndonjë dyshim të Guardiola-s për aftësitë e sulmuesit të tij.

Chelsea triumfon në Finalen e “Champions League” – Maj 2021
Ndeshja më e madhe mes dy klubeve ishte Finalja e “UEFA Champions League “, ku historia u përsërit për të dyja palët. Chelsea triumfoi në Finalen e 3-të angleze në historinë e kompeticionit, duke rrëmbyer trofeun më prestigjioz të futbollit për klube në Evropë, sërish pas një ndërrimi trajneri në mes të sezonit.

Chelsea i shuan shpresat e titullit Man City’t – Qershor 2020
Destinacioni i titullit 2019/20 kishte qenë i qartë prej kohësh në sezonin e shtyrë nga pandemia – Liverpool ishte i gatshëm të shpallej kampion i Anglisë për herë të parë pas 30 vitesh. Konfirmimi përfundimtar erdhi pasi Man City u mposht 2-1 nga Chelsea, duke e bërë të pamundur ndjekjen e kryesuesve.
Agüero frymëzon spektaklin me gjashtë yje të Man City’t – Shkurt 2019
Sergio Agüero kishte një kënaqësi të veçantë të shënonte kundër Chelsea-t gjatë karrierës së tij. Ai realizoi 15 gola ndaj londinezëve në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi argjentinas shënoi të njëjtin numër golash edhe kundër Newcastle United.

De Bruyne e ndëshkon Chelsean – Shtator 2017
De Bruyne u kthye në një “talent të humbur” për Chelsea-n, pasi u shndërrua në një nga mesfushorët më të mirë në Botë pas largimit nga “Stamford Bridge” në vitin 2014. Goli i tij i parë në Premier League në sezonin 2017/18 ishte gjithashtu i pari nga 5 kundër Chelsea-t. Vetëm ndaj Arsenal-it shënoi më shumë – 8 gola.

Lampard përndjek Chelsea’n – Shtator 2014
Pasi nënshkroi atë që rezultoi të ishte kontrata e tij e fundit me blutë, në Maj 2013, Lampard kishte thënë se kishte “disa mundësi” për të qëndruar në Angli, por nuk mund ta imagjinonte veten duke luajtur për një klub tjetër të “Premier League”. Kjo krijoi skenarin që ai shpresonte ta shmangte – përballjen me Chelsea-n e tij të dashur. Kur ajo ditë erdhi, Lampard hyri nga stoli për Man City-n (i huazuar nga New York City FC) dhe shënoi golin e barazimit në një ndeshje që përfundoi 1-1, me një goditje nga distanca, tipike për stilin e tij që e bëri golashënuesin më të mirë në historinë e Chelsea-t.

City ia nxin jetën Chelsea-t – Shkurt 2010
Pas një fillimi të ngadaltë, kjo ndeshje përfundoi si një nga më dramatiket e sezonit 2009/10. Një ditë katastrofike për Chelsea-n u vulos me dy kartonë të kuq në pjesën e 2-të për Juliano Belletti-n dhe Michael Ballack.

– “Blutë” e pandalshëm shënojnë 6’të – Tetor 2007
José Mourinho u largua nga Chelsea për herë të parë në Shtator 2007 dhe kur Man City vizitoi “Stamford Bridge” gati 6-të javë më vonë, vendasit dukeshin se e kishin lënë pas largimin e tij. “Harruam si të mbroheshim,” tha Sven-Göran Eriksson, trajneri i atëhershëm i Man City-t.

Man City e ndaloi Chelsea-n të bëhej “i pathyeshëm” – Tetor 2004
Duke pasur parasysh figurën historike të Mourinho-s në “Premier League” – dhe atë që Chelsea arriti në sezonin 2004/05 – kjo fitore e Man City-t doli të ishte edhe më domethënëse sesa dukej në atë kohë. Manchester City shkaktoi humbjen që i mohoi Chelsea-t statusin e “Invincibles”, duke fituar gjithashtu nderin e të qenit skuadra e parë që mposhti Mourinho-n në futbollin anglez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë