Ekonomi

Bullgaria adopton euron

Nga Gazeta Si – “Futja e euros është gurthemeli i fundit në integrimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian,” tha presidenti, por opinioni publik nuk është aq i bindur.

Bullgaria iu bashkua eurozonës më 1 Janar, duke u bërë anëtarja e 21-të e unionit monetar.

Euro zëvendësoi levin bullgar, me kursin përfundimtar të këmbimit të caktuar në 1 euro = 1,96 leva, që nga 31 Dhjetori.

Presidenti Rumen Radev tha në mesazhin e tij të Vitit të Ri: “Futja e euros është gurthemeli i fundit në integrimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian — një vend që e meritojmë me arritjet e kulturës sonë mijëvjeçare dhe kontributin qytetërues të vendit tonë.”

“Guvernatori i Bankës Qendrore të Bullgarisë”, Dimitar Radev, ka zënë një vend në tryezën e “Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane”.

“E mirëpres ngrohtësisht Bullgarinë në familjen e euros dhe guvernatorin Radev në tryezën e Këshillit Drejtues të BQE-së në Frankfurt,” tha presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, në një deklaratë të enjten.

Qytetarët do të mund të paguajnë ende me leva për rreth 1muaj, por do të fillojnë të marrin kusurin në euro.

Deri më 30 Qershor, paratë e vjetra mund të këmbehen pa tarifë në banka dhe zyra postare, ndërsa në Bankën Qendrore të Bullgarisë kjo do të jetë e mundur pa afat kohor.

Megjithatë, opinioni publik mbetet i ndarë. Sipas një sondazhi të Eurobarometrit nga muaji Mars, 53% e 1.017 bullgarëve të anketuar ishin kundër anëtarësimit në Eurozonë, ndërsa 45% ishin pro.

Shumica gjithashtu mendonte se Bullgaria nuk ishte gati për të futur euro-n. Frika kryesore lidhej me “vendosjen abuzive të çmimeve gjatë periudhës së kalimit”.

Bullgaria iu bashkua Bashkimit Evropian më 1 Janar 2007. Në një sondazh zyrtar të BE-së nga muaji Maj, 58% e bullgarëve thanë se vendi ka përfituar nga anëtarësimi në BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë