Nga Gazeta Si- Një aksident i rëndë me pasojë tre viktima ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një mjet tip Volksëagen, ku udhëtonin K. M., 24 vjeç, dhe A. R., 28 vjeç, të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra.
Në aksident është përfshirë edhe një mjet tip Mercedes Benz, ku udhëtonin M. D., 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe A. D., 20 vjeçe, e cila është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




