Gazeta Si – Martin Zheri (Tirtja), 35 vjeç, është arrestuar në Mirditë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 71 raste vjedhjesh me armë të kryera gjatë vitit 2023 në 4 rajone të Italisë.
Sipas policisë, i riu u ndalua në Rrëshen, ku edhe u procedua penalisht drejtuesi i automjetit me të cilin qarkullonte.
Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
M. Zh. alias M. T. akuzohet se gjatë vitit 2023, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të Italisë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Së bashku me persona të tjerë të armatosur, i arrestuari ishte kthyer në makth për banorët e zonës. Për secilin rast të vjedhjes, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se kanë qenë të armatosur.
Pas arrestimit, 35 vjeçari do të ekstradohet për në Itali ku do të nënshtrohet ndaj procedurave gjyqësore të shtetit italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




