Futboll

Skuadrat që kryesuan në Krishtlindje dhe fituan titullin në Premier League

Nga Gazeta Si – Momenti i parë vërtet i rëndësishëm në garën e gjatë dhe të ndërlikuar për titullin e Premier League zakonisht është se kush kryeson renditjen në Krishtlindje.

“Topçinjtë” e Arsenal janë aktualisht dy pikë përpara. Skuadra e Pep Guardiola-s ka gjithashtu një golavarazh më të mirë.

Por sa e rëndësishme është realisht të jesh në krye në Krishtlindje?

Në 33 sezonet e fundit, vetëm 17 nga skuadrat që kanë qenë në krye në Krishtlindje kanë arritur ta fitojnë titullin në Maj.

Në sezonin e parë të Premier League, Norwich City kryesonte renditjen më 25 Dhjetor me 39 pikë, por “Canaries” ranë në fund të sezonit dhe përfunduan të tretët, ndërsa Manchester United fitoi titullin.

Një vit më vonë, “Djajtë e Kuq” ishin vetë në krye në Krishtlindje me 52 pikë dhe arritën ta mbronin titullin.

Skuadrat që kryesuan Premier League në Krishtlindje

Në sezonin 1994/95, Blackburn Rovers kryesoi në Krishtlindje me 43 pikë dhe me shumë vështirësi ia doli ta mbante pas Manchester United, duke e fituar titullin me vetëm një pikë diferencë.

Sezonin pasues, Liverpool kryesoi në Krishtlindje, por përfundoi i katërti. Në edicionin 1997/98, Manchester United ishte i pari në Krishtlindje, por Arsenali i Arsène Wenger-it e ndoqi dhe e fitoi titullin.

Kryesuesit më të dobët ndonjëherë në Krishtlindje u regjistruan në sezonin 1998/99: Aston Villa ishte në krye në fund të Dhjetorit, por sezonin e mbylli vetëm në vendin e gjashtë.

Në 1999/00, Leeds United kryesuesi 5-të rradhazi në Krishtlindje që nuk fitonte titullin, duke përfunduar i dyti pas Manchester United.

Sezonin tjetër, skuadra e Sir Alex Ferguson kryesoi më 25 Dhjetor dhe fitoi titullin.

Newcastle kryesoi në 2001/02, por përfundoi i katërti, ndërsa Arsenal ishte i pari në 2002/03, por humbi titullin ndaj Manchester United.

Hakmarrja erdhi sezonin pasues, kur United kryesoi në Krishtlindje, por Arsenali i pathyeshëm fitoi titullin në Maj.

Klasifikimi përfundimtar i kryesuesve në Krishtlindje

Chelsea kryesoi si në Krishtlindje ashtu edhe në fund të sezonit në 2004/05 dhe 2005/06 nën drejtimin e José Mourinhos, ndërsa Arsenal ishte në krye në sezonin pasues, por përfundoi i treti.

Liverpool kryesoi në Krishtlindje në 2008/09, por u rendit i dyti pas Manchester United.

Nga 17 sezonet e para të Premier League, vetëm 6-të skuadra që kryesuan në Krishtlindje e fituan titullin.

Më pas, situata ndryshoi disi. Chelsea (2009/10), Manchester United (2010/11) dhe Manchester City (2011/12) kryesuan si në Krishtlindje ashtu edhe në fund të sezonit, edhe pse City pati nevojë për magjinë e Sergio Agüeros në ditën e fundit për ta fituar titullin e parë në histori.

Në sezonin e fundit të Ferguson-it (2012/13), United kryesoi në Krishtlindje dhe në Maj.

Liverpool kryesoi në Krishtlindje në 2013/14, por Steven Gerrard dhe shokët e tij e humbën titullin ndaj Manchester City.

Klasifikimi përfundimtar i kryesuesve në Krishtlindje

Më pas, për 4 sezone radhazi, kryesuesit e Krishtlindjes e fituan kampionatin: Chelsea (2014/15), Leicester (2015/16), Chelsea sërish (2016/17) dhe Manchester City (2017/18), që kishte plot 55 pikë në Krishtlindje.

Liverpool ishte në krye në Krishtlindje në 2018/19, por pavarësisht se e mbylli sezonin me 97 pikë, humbi titullin ndaj Manchester City.

Të kuqtë e korrigjuan këtë sezonin pasues, duke kryesuar nga Krishtlindja deri në fund të sezonit 2019/20 të ndërprerë nga Covid-19.

Liverpool ishte sërish në krye në Krishtlindje sezonin pasues, por përfundoi i treti.

Arsenal kryesoi në 2022/23, por u shemb në fund, duke lejuar Manchester City të mbante titullin.

E njëjta gjë ndodhi edhe sezonin pasues. Sezonin e kaluar, Liverpool i drejtuar nga Arne Slot kryesoi nga Krishtlindja deri në Maj dhe fitoi titullin kampion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë