Futboll

‘Aspirinat’ udhëtojnë drejt Leipzig’ut, atje ku golat nuk mungojnë

Nga Gazeta Si – Është pothuajse e pamundur të ndash dy skuadra që vazhdojnë të ndezin emocionet në Bundesligë këtë sezon, por çfarë mund të na tregojnë detajet para ndeshjes për atë se kush do të dalë fitues kur RB Leipzig të presë Bayer Leverkusen në raundin e fundit përpara pushimeve dimërore?

Le ta shohim më nga afër… aktuali ka qënë një vit marramendës për të dy protagonistët e ndeshjes kryesore të së shtunës.

Por cila skuadër bëri kthesën më të madhe pas fillimeve të dobëta të sezonit 2025/26?

Bayer 04 që në fundjavë mbërrin në “Red Bull Arena” pësoi një humbje turpëruese 5-1 në miqësoren pragsezonale ndaj Flamengo U20, kur drejtohej nga Erik ten Hag.

Pas humbjes në startin e Bundesligës ndaj Hoffenheim-it në shtëpi, ndjekur nga barazimi 3-3 kundër Werder Bremen – pas kryesimit të “Die Werkself” 3-1, aspirinat shkarkuan trajnerin holandez që erdhi si pasues i Xabi Alonso-s.

Ndërsa këmbanat e alarmit po binin në klubin nga Nordrhein-Westfalen, në Saksoni u befasuan të gjithë nga nisja e Leipzig-ut nën drejtimin e Ole Werner.

Gjithçka filloi me një humbje “shock-uese”, 6-0 ndaj kampionëve në fuqi në “Allianz Arena”.

Pas një sezoni në të cilin “Die Roten Bullen” nuk arritën të kualifikoheshin në kompeticionet evropiane, ky ishte një start shqetësues për një sezon që më parë premtonte shumë.

Megjithatë, 4 muaj më vonë, të dy kundërshtarët e së shtunës kanë përjetuar një rritje të jashtëzakonshme.

Leipzig fitoi 10 nga 13 ndeshjet e rradhës në Bundesligë, duke u ngjitur menjëherë pas fituesve të javës së parë, në klasifikim.

Ndërkohë, Leverkusen emëroi takticienin danez, Kasper Hjulmand, i cili e vendosi shpejt ekipin në një seri me 1 humbje në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Humbje që u shkaktua nga fituesit e Champions League në fuqi, Paris Saint-Germain.

Në Bundesligë, skuadra e Hjulmand-it renditet e katërta, vetëm 3 pikë pas Leipzig-ut.

Pra, kush ka përjetuar kthesën më të madhe? Përballja e shumëpritur e së shtunës do ta tregojë më mirë…

Leipzig: Gulácsi – Nedeljković, Orbán, Lukeba, Raum (c) – Schlager, Seiwald, Baumgartner – Maksimović, Harder, Gomis
Trainer: Ole Werner 

Leverkusen: Flekken – Andrich (c), Badé, Belocian – Arthur, García, Tillman, Tella – Hofmann, Terrier – Schick
Trainer: Kasper Hjulmand


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë