Nga Gazeta Si – Oliver Glasner është ndër trajnerët që mund të zëvendësojnë Enzo Maresca-n si trajner i Chelseat, ndërsa ky i fundit ka kritikuar mungesën e mbështetjes nga drejtuesit.
Chelsea zhvilloi 4 ndeshje pa fitore përpara se të mposhtte Everton-in 2-0 gjatë fundjavës së kaluar.
Duke folur pas ndeshjes, Maresca i quajti 48 orët e mëparshme “më të këqijat që nga momenti kur u bashkova me Chelsea-n”.
Shtypi anglez zbuloi sot se fjalët enigmatike të italianit ishin në fakt të drejtuara ndaj hierarkisë së gjerë drejtuese të Chelseat.
Tani mbetet për t’u parë se sa gjatë do të qëndrojë Maresca në postin e tij pasi media në ishull ka gati 4 kandidatët zëvendësues:
Oliver Glasner
Trajneri i Crystal Palace është një nga trajnerët më të mirë në “Premier League” dhe ka qenë më parë në listat e dëshirave në “Stamford Bridge”.
Liam Rosenior
Tashmë pjesë e strukturës “BlueCo”, Rosenior vlerësohet shumë në “Stamford Bridge”. Që prej marrjes së drejtimit të Strasbourg (klubi i binjakëzuar me Chelsea-n) ish-trajneri i Hull City-t e ka udhëhequr skuadrën franceze drejt kualifikimit në Conference League me një vend të 7 në renditje.
Andoni Iraola
Spanjolli ka ndërtuar një reputacion të shkëlqyer dhe ka marrë jo pak rezultate nga puna e tij te Bournemouth.
Frank Lampard
Legjenda e klubit ishte njeriu tek i cili pronarët besuan skuadrën kur u shkarkua Graham Potter. Që atëherë, Lampard është larguar dhe e ka rindërtuar reputacionin e tij me Coventry City-n, që kryeson në Championship.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




