Nga Gazeta ‘SI’ –Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur disa ndërmarrje të gruumbullimit të fruta-perimeve në vend, për rritje fiktive të çmimeve në dëm të fermerëve.
Sipas vlerësimit, kompanitë Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar mark-up (shtesë mbi kosto) shumë të lartë, deri në 115%.
Kjo sjellje e bashkërenduar përbën marrëveshje të ndaluar sipas ligjit dhe është cilësuar si shkelje e rëndë, për të cilën Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës. Përveç gjobës, AK i detyron subjektet të të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë dhe do jenë nën monitorim për 12 muaj të tjera.
Konkurrenca thotë se fermerët po përballeshin me çmime të diktuara të koordinuara dhe paundësi negociimi, duke i detyruar ata të ulnin çmimet e produkteve të tyre.
Hetimi i thelluar nga Konkurrenca ka nisur nëntorin e vitit të kaluar me dyshimet se kishin prishur konkurrencën në treg me anë të marrëveshjeve të ndaluara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




