Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si “Gucci”, 33 vjeç është plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, e njohur edhe si Lagjja e Re, sipas raportimeve të policisë lokale. Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e sulmit i cili ende nuk është arrestuar.
“Më datë 15, rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, F. K., 33 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Gjatë dëshmisë së tij para policisë, ‘Gucci’ ka pohuar se me autorin e plagosjes ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale.
Fabion Kuçi ka pasur më parë precedentë penalë, ku ka qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka qëndruar disa vite në burg.
Prej disa muajsh ai ishte rikthyer në Shqipëri dhe është mjaft aktiv në TikTok.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




