Futboll

Gala-ja e futbollit shqiptar – FSHF shpall më të mirët e sezonit

Nga Gazeta Si – Mbrëmja e të hënës iu përket më të Mirëve në futbollin shqiptar. Galaja e zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit në Pallatin e Kulturës celebron lojtarët, trainerët dhe arbitrat më të spikatur në vitin futbollistik në vend.

Dy çmimet e para që u akorduan ishin për Shënuesin më të Mirë për djem dhe vajza.

  • Për të dytin edicion rradhazi, Këpucën e Artë për djem e mori sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj
  • “Këpucën e Artë” për vajza (për të 5-in edicion) e mori sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi

Pas tyre i erdhi rradha “Arbitrit më të Mirë”

  • Këtë çmim e meritoi Arbitri Kreshnik Cjapi

Gjatë mbrëmjes Gala u shpallën edhe Talentet e Vitit 2025

  • “Talenti i Vitit” për djem u shpall Fabjan Përndreca
  • “Talentja e Vitit” për vajza u shpall Xhesika Ndoj

Pas votimeve të gazetarëve dhe analistëve sportivë, u shpall edhe Formacioni i Vitit 2025 që u shpall nga dy Legjenda si Mujo Targaj dhe Kreshnik Çipi:

  • Portier: Mario Dajsinani (Egnatia)
  • Mbrojtës: Emiljan Musta (AF Elbasani), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Naser Aliji (Dinamo City), Abdurrahman Fangaj (Egnatia)
  • Mesfushorë: Adnard Mehmeti (Partizani), Albano Aleksi (Egnatia), Esat Mala (Vllaznia)
  • Sulmues: Dejvi Bregu (Dinamo City), Bekim Balaj (Vllaznia), Baton Zabërgja (Dinamo City)

Por Formacioni i Vitit nuk mund të jetë i plotësuar pa “Trainerin e Vitit”

  • “Traineri i Vitit” për të dytin edicion rradhazi u shpall, Edlir Tetova

Një çmim u dha edhe nga tifozët e Kombëtares për Zemrën Kuqezi

  • Çmimi “Zemër Kuqezi” shkoi për mbrojtësin Mario Mitaj

Pas Mitajt ishte rradha e një tjetër mbrojtësi të ngjitej në plate, Kapitenit Gjimshiti.

  • Berat Gjimshiti u përzgjodh nga bashkëlojtarët e Kombëtares për të dytin vit rradhazi si “Lojtari i Vitit kuqezi”

Për mbërritjen në Playoff-in e Botërorit, ishte rezervuar një çmim edhe për lojtarët e Kombëtares

Presidenti Armando Duka nderoi 12 lojtarë kuqezinj me çmimin “Endërr Botërori”

  • Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi

Me kalimin e minutave dhe çmimeve i erdhi rradha Topit të Artë për djem dhe vajza, trofe që shkoi sërish në Shkodër:

  • “Topin e Artë” për djem e fitoi për të 3-ën herë, sulmuesi kuqeblu, Bekim Balaj
  • “Topin e Artë” për vajza e fitoi për të 5-ë herë, sulmuesja kuqeblu, Megi Doçi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë