Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë, ku një automjet tip BMW është djegur në Qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave.
Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur, i cili mund të jetë rreth moshës 35-40 vjeç. Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, ndërsa viktima është gjetur në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme, ndërsa dyshohet se e kanë vrarë dhe më pas kanë djegur makinën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




