Futboll

Skuadra e parë në raundet KO të UCL

Nga Gazeta Si – Njëzet e katër skuadra do të sigurojnë kualifikimin për fazën me eliminim direkt të UEFA Champions League 2025/26.

Pas fitores 3-1 ndaj Bayern në ndeshjen e raundit tw 5-të, Arsenal u bë skuadra e parë që siguroi një vend në raundin e 16 më të mirëve ose minimalisht në play-off’in e fazës me eliminim direkt.

Tetë skuadrat e para në renditjen e përgjithshme kalojnë direkt në raundin e 16 më të mirëve; skuadrat që përfundojnë nga vendi i 9 deri në të 24-in do të luajnë në play-off’in e fazës me eliminim direkt, dhe fituesit do të kualifikohen mes 16 skuadrave më të mira.

Data të rëndësishme:
– KO play-off: 17/18 & 24/25 Shkurt 2026
– Rnd i 16 më të mirëve: 10/11 & 17/18 Mars 2026
– ¼ finale: 7/8 & 14/15 Prill 2026
– ½ finale: 28/29 Prill & 5/6 Maj 2026
– Finale: 30 Maj 2026 në Budapest


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë