Ka ndodhur

Plagoset me thikë 53-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Një konflikt verbal ka shkuar deri në përleshje fizike mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ku dy persona, B.L., 53 vjeç, dhe K.A., 36 vjeç, janë përfshirë në një sherr të dhunshëm.

Gjatë përplasjes, dyshohet se B.L., është qëlluar me mjet prerës, duke pësuar dëmtime të lehta. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë, K.A., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë