Ka ndodhur

Korçë/ E moshuara gjendet e vdekur në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej ditësh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, pasi një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, 70-vjeçarja jetonte e vetme në një pallat në lagjen nr 17 ndërkohë që ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën.

Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë