Rend dhe Ligj

I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

Gazeta Si – Një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, pas koordinimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit.

Bëhet fjalë për Ermal Gora, banues në Tiranë, i cili në maj të vitit 2023, së bashku me tre persona të tjerë, dyshohet se tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit. Ngjarja kriminale u parandalua nga Policia e Beratit gjatë operacionit “Objektivi”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë